Gjendet Shishja Me Mesazh Mbas 98 Vjetësh!

  Një peshkatar në Skoci ka gjetur një shishe me një mesazh në të, e Kliko Per Me Shume»

Djali i filmit “I vetëm në shtëpi” bën përpjekje për vetëvrasje

ite më parë ai ishte personazhi më i dashur i fëmijëve dhe të rinjve, pasi Kliko Per Me Shume»

Egypt holds second stage of vote on draft constitution

Shaimaa Khalil reports on an emerging split within Egyptian society. Egyptians are voting in a Kliko Per Me Shume»

Pope Benedict pardons former butler Paolo Gabriele

The Pope informed Gabriele of his decision in person Pope Benedict XVI has pardoned his Kliko Per Me Shume»

Mbyllja e kalendarit Maya, në Guatemalë përgatiten për festimet

  Teoritë dhe hipotezat për atë që pritet të ndodhë 21 dhjetori shënon fundin e Kliko Per Me Shume»

Assange: Do publikohen 1 milionë dosje te reja

Themeluesi i Wikileaks paralajmëron publikime të reja Një million dosje të tjera të rezervuara do Kliko Per Me Shume»

Majko nga Pogradeci: Shteti të zbardhë drejtimin e 1.3 miliardë dollarëve

Deputeti komentoi raportin e Global Financial Integrity për rrjedhjen e parave jashtë vendit Bëhet fjalë Kliko Per Me Shume»

Berisha: 2013 të shndërrohet në vit harmonie me fqinjët e vendet e tjera

Kryeministri pritje me komunitetet fetare dhe trupin diplomatik Kryeministri Berisha jep një pritje me rastin Kliko Per Me Shume»

1 MILIARD Shikime Arrin..PSY – GANGNAM STYLE

Arrin 1 Miliard shikime Psy me Kengen  GANGNAM STYLE PSY – GANGNAM STYLE   Kliko Per Me Shume»

Argjentinë, digjet flamuri britanik

Tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinsë, lidhur me sovranitetin mbi Ishujt Falkland ( Argjentina Kliko Per Me Shume»

LSI: Transparency mandates

Petrit Vasili, vice-president of the Socialist Movement for Integration, in an interview for Top Channel Kliko Per Me Shume»

Gjirokastër, kapen 135 kg kanabis, transportuesi braktis makinën

Droga nga Lazarati, policia shpall në kërkim transportuesit Policia e Gjirokastrës si rezultat i një Kliko Per Me Shume»

Ministry of Economy opens bids for privatization of HPPs

HEC offers Bistrica 1 and Bistrica 2 the Ulez stick Ministry of Economy, Trade and Kliko Per Me Shume»

Flamurtari 1-0 Barcelona Shikoheni Super Golin Qe U Be Ne Ate Ndeshje

Mos E Besoni Per Flamurtari E Ka rrafur Barcelonen Para shum Vitesh Me Rezultatin 1-0 Kliko Per Me Shume»

Profesori godet nxenesit ne shkollen Gjergj Fishta (VIDEO)

Ja Si I Godasin Nxensit Ne Per Shkollat E Tiranes Turp Turp Turp Ti Vi Kliko Per Me Shume»

NASA transmenton live gjendjen rreth tokes

Për shkak të panikut që ka kapluar tërë botën në lidhje me datën 21.12.2012, kusipas Kliko Per Me Shume»

Fundi i Botës ka arritur në Zelandën e Re

Njerëzimi në mbarë botën e kanë pritur nën ethe datën 21 dhjetor pasi sipas disa Kliko Per Me Shume»

End of the World has come to New Zealand

Mankind throughout the world have been waiting in a fever on 21 December because, according Kliko Per Me Shume»

WikiLeaks founder to speak at Ecuador Embassy in London

Julian Assange is taking refuge at embassy while facing possible extradition to Sweden WikiLeaks founder Kliko Per Me Shume»

Republicans plan showdown votes on fiscal crisis over Dem opposition

House Republicans are charging ahead Thursday with a pair of votes aimed at averting tax Kliko Per Me Shume»

 

Mesazhet Ne Facebook Do Te Behen Me Pagese?!

Facebook raises share price ahead of 18 May 2012 tradingFacebook është futur në rrugën e mesazheve me pagesë, bën të ditur gazeta amerikane “Wall Street Journal” në edicionin online të saj. 

 

Rrjeti social ka nisur të testojë një sistem të ri që u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe personave që janë jashtë sistemit të kontaktit vetëm për 1 dollar.

Sipas gazetës, testi do të kryhet nga një numër i vogël personash që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Studime të ndryshme kanë treguar se t’i vendosësh kosto kujt dërgon një mesazh është mënyra më efikase për të dekurajuar spam-in”, thotë Facbook.

Kënga “Identitet” Do Të Përfaqësojë Shqipërinë Në Eurosong 2013 (Video)

105980Mbaroi festivali i 51 i Radio Televizionit shqiptar, ku fitues u shpall kënga me titull “Identitet” e perforumar nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, të cilët do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurosong 2013 që do të mbahet në Suedi.

Gjatë realizimit të mbrëmjes finale, përveç finalistëve u paraqitën edhe artistë të dalluar si Saimir Pirgu, Shkëlqen Doli, Rona Nishliu dhe fituesit e Eurosongut për vitin 2011 nga Azerbejxhani Eldar Gerasimov dhe Nigar Xhamal.

Gjendet Shishja Me Mesazh Mbas 98 Vjetësh!

 

bottle_msg-300x201Një peshkatar në Skoci ka gjetur një shishe me një mesazh në të, e cila ishte hedhur nën mëshirën e fatit në oqean rreth 100 vjet më parë.
Peshkatari Endrju Lliper ka kapur shishen me rrjetën e tij, derisa peshkonte pranë Ishujve Shetland.

 

 

Autoritetet kanë konfirmuar se shishja është njëra nga 1,890 shishet e shkencëtarëve detarë, të lëshuara më 1914, për të ndjekur rrymat në detin rreth Skocisë, raporton REL. Libri Botëror i Rekordeve “Guinnes” ka thënë se gjetja e Lliperit thyen rekordin e mëparshëm me pesë vjet.

Brenda shishes ndodhej mesazhi me premtimin për shpërblim me ‘sixpence’ të personit që e gjen, por monedha e vjetër britanike nuk ekziston më.

Një Penallti Që Do Mbetet Në Histori! (Video)

Fjalët dhe komentet janë të tepërta! Veprimet flasin vetë. 

Lek Plepi një këngë për Rita Orën (video)


Lek Plepi është sigurisht një ndër “këngëtarët” më të çuditshëm, që kanë ekzistuar ndonjëherë dhe do të ekzistojnë në trojet shqiptare. Një “këngëtar” i cili arriti të siguronte famën vetëm në sj të shakave që bënin shumë persona me të nëpërmjet disa rrjeteve sociale. Kësaj radhe Lek Plepi, vjen më një këngë nëpërmjet së cilës kërkon të tërheqë vëmendje, pasi kjo këngë i kushtohet Rita Orës, këngëtares me origjinë shqiptare e cila po ngjit shkallët e suksesit mbarë botëror. “Thank You Rita Ora” titullohet kënga e Lek Plepit, e cila duket si një shenjë falënderimi për Rita Orën për ardhjen në Shqipëri ditën e pavarësisë.

 

Djali i filmit “I vetëm në shtëpi” bën përpjekje për vetëvrasje

http://www.bufipagjume.com/wp-content/uploads/2012/12/1135.jpg

ite më parë ai ishte personazhi më i dashur i fëmijëve dhe të rinjve, pasi u bë tejet i famshëm me filmin “I vetëm në shtëpi”. Një film që korri kaq shumë sukses sa u shndërrua në episodik duke vazhduar me seri të tjera të cilat pas të tretit u vazhduan nga një tjetër djalë.

Por sot, “Kevin”, emri që mbante Macaulay Culkin në filmin ikonë, po përjeton kohën e tij më të keqe.

Është shndërruar thuajse tërësisht dhe siç bëni dallimin në dy fotot që ju sjell noa.al, ai ka rënë shumë. Aq sa depresioni e ka detyruar të bëjë përpjekje serioze për t’i dhënë fund jetës.

Ishte fillimi i vitit 2011 kur Mila Kunis e braktisi “Kevinin” pas një lidhjeje që zgjati tetë vjet me radhë. Shkak i divorcit mes tyre, heroina.

Menjëherë më pas nisën të thellohen telashet për “Kevin”, jeta e të cilit mori të tatëpjetën.

Ai u gjet në gjendje kritike për jetën dhe arriti të thoshte vetëm fjalët “Nuk kam përse të jetoj” dhe më pas u dërgua për ndërhyrje urgjente mjekësore. Mjekët që e nxorën nga rreziku i vdekjes, thanë se një mbidozë heroine dhe një helmim ishin shkaqet e përpjekjes për vetëvrasje të “Kevinit”.

I varur prej vitesh nga drogat e forta si heroina, Macaulay Culkin po bën përpjekje vetëvrasjesh duke detyruar të atin të apelojë se i biri është në rrezik serioz. Më herët “Kevin” u gjet dhe u shpëtua nga Perez Hilton teksa luftonte për të ikur nga kjo botë.

Villa drejt largimit nga Barcelona

E ardhmja e David Villa duket se do të jetë larg Barcelonës. Sulmuesi spanjoll nuk është dakort të vazhdojë me situatën që po kalon te katalanasit në “Camp Nou”. Villa është lënë jashtë formacionit zyrtar në takime të rëndësishme dhe kjo gjë e ka mërzitur jashtë mase futbollistin. “Marca” shkruan se në janar ai mund të jetë i pari që do të lërë blaugranat. Villa kërkohet nga Juventus, ndërsa vlera e tij shkon në 15 milionë euro.

Juventus vuan por fiton

Juventus vuan por gjen fitoren duke mundur Cagliarin 3-1 në fushën neutrale të Parmas.Skuadra e Contes nuk tregoi grintën e duhur në fillim të takimit, duke i toleruar terren kundërshtarit që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen bardhezi, duke përfituar një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Pinilla në minuten 16. Pjesa e dytë shfaqi një tjetër Juventus, por dalja e Astorit me të kuq i dha një dorë më shumë skuadrës së Contes që fillimisht gaboi një penallti me VIdal por pak sekonda më vonë ishte Matri që shenoi dhe bëri të njëjtën gjë edhe në kohën shtesë. Kishte kohë edhe për një rrjetë tjetër sepse Vucinic vulosi fatin e takimit në frymëmarrjen e fundit me një gol të lehtë. Me këtë fitore, Juventus forcon pozitat në krye të klasifikimit me 44 pikë, në pritje të Interit dhe Lazios.  Në takimin tjetër të javës së 18, Pescara mundi 2-1 Catanian.

PSG ndëshkon 3 me 0 Brest

PSG shkon me një sukses të rëndësishëm drejt festave të fundvitit. Skuadra e Ancelottit duket e rilindur sepse me suksesin 3-0 ndaj Brest siguron një 3 pikësh avantazh të përkohshëm ndaj Lyonit të vendit të dytë. Ibrahimovic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 55, ndërsa Gameiro dyfishoi më një goditje nga brenda zonës 18 minuta më vonë. Kaq mjaftoi që Ancelotti të ndihej i sigurt në pankinë sepse golin e tretë vendasit e shënuan vetë në portën e tyre me Mendy.

Inter kokëulur në “Giuseppe Meazza”

Inter është ndalur në “Giuseppe Meazza” duke marrë vetëm një barazim 1-1 kundër Genoas në javën e  18-të të “Serie A”. Zikaltërtit zhgënjyen duke mos arritur të ngushtojnë diferencen me liderin e kampionatin Juventus që kryeson me nëntë pikë më tepër. Genoa kaloi e para në avantazh me golin e sulmuesit Ciro Immobile në minutën e 77-të. Inter barazoi rezultatin nëpërmjet mesfushorit Esteban Cambiasso i cili realizoi me kokë pas asistit të Antonio Cassano. Në minutat e fundit, sulmuesi i ri i Interit, Marko Livaja pati një rast ideal për t’ia siguruar fitoren vendasve por goditi shtyllën edhe pse ishte vetëm një metër nga porta bosh.